Lidhur me vendim e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe një nga zyrtarët gjermanë më pranë Bashës, Martin Henze.
Ai ka komentuar në Tëitter-in e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Ai shkruan poshtë postimit të Kim, se ndërsa në Shqipëri ka një regjim kleptokratik, që ka bërë të mundur mosfunksionimin e ligjit e është përgjegjës për pastrimin e parave e shumë gjëra të tjera, SHBA vendosin të ripunojnë raste mbi 10 vjet të vjetra ndërkohë që qeveria kriminale nuk preket.
“Është e mahnitshme, në Shqipëri ekziston qeveria kleptokratike Rama, i cili ka çuar në mosfunksionimin e sundimit të ligjit, i cili organizon një nga qeveritë më të korruptuar, në të gjithë botën, i cili është politikisht përgjegjës për rritjen e pastrimit të parave, trafikut të drogës, manipulimit të zgjedhjeve”.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asgjë për të bërë, po rihapin raste të vjetra që janë mbi 10 vjet të vjetra dhe të parashkruara ndërsa kriminelët e vërtetë në ekzekutiv nuk preken. Pyetja është pse tani, në një kohë kur manipulimet masive në zgjedhje nga autokrati po ekspozohen. SHBA një mbështetës i kleptokracisë”, shkruan Henze në dy komente poshtë shënimit të Yuri Kim”.









































