Toka nuk gjen qetësi/ Një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet këtë shtet, publikohen pamjet e frikshme si “shkundet” vendi (Video)

0
280

Autoritetet japoneze dhe amerikane kanë raportuar për lëkundje tërmeti të fuqishme që kanë goditur bregun verilindor të Japonisë. Sipas burimeve zyrtare vendi është goditur nga tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Fatmirësisht nuk u dha paralajmërim për cunam, thanë autoritetet japoneze dhe amerikane. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti në mesnatë goditi në një thellësi prej 47 kilometrash në Paqësor, pranë Ishinomaki, prefektura Miyagi, pranë epiqendrës së tërmetit të madh të marsit të 2011 që shkaktoi një cunam, duke vrarë më shumë se 18 mijë njerëz.

Agjencia USGS dhe Meteorologjike thanë se nuk kishte asnjë rrezik për cunam pas goditjes, e cila prodhoi dridhje të forta përgjatë pjesëve të bregdetit lindor dhe u ndje gjithashtu në Tokio.

Zyrtarët në Aomori, Fukushima dhe Iwate thanë se nuk ishte raportuar asnjë viktimë dhe transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte raportime për dëme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here