Rama lexon numrin e kartës së identitetit në Elbasan, kërcënon Metën: Like, ne të dimë shumë gjëra ty, kjo është si me të marrë targën e makinës

0
28

Takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama është në Elbasan, ku qindra qytetarët janë mbledhur në stadiumin “Elbasan Arena” jo vetëm në ambientet e brendshme të saj, por edhe jashtë, në respekt të masave anti COVID.

” E ndjej veten në atmosferën e një ndeshjeve të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit, për një palë, por për çdo shqiptare”, tha Rama.

Ai ka treguar dhe numrin e kartës së tij të ID, si një përgjigje për akuzat e shumta se patronazhistët po vjedhin të dhënat.

“Sot kam marrë kartën e identitetit me vete. Merreni numrim tim. Ja mbanishënim të dhënat. Rama, Edi. G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç’i duhet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like po ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare. Kjo s’i duhet as dreqit. Karta e identitetit e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende karta e identitetit që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta e identitetit tonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhëna të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, si sigurimet shoqërore, kartela shëndetësore, etj. Kjo është si me të marrë targën e makinës Kjo është si me të marrë numrin 12. Merreni numrin 12, sepse 12-a është numri i të gjithë shqiptarëve. Është numri i mandatit tonë të tretë. Më e bukura është se patronazhistët nuk punojnë me numrin e kartës së identitetit”. tha Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj