Duket e çuditshme, por Gaia ka nisur të këndojë që tani me mami Oltën

0
35

Olta Boka ndan shpesh momente nga përditshmëria me familjarët e saj, sidomos me të atin, Reshit Boka. Shpesh të dy ata krijojnë duete të lezetshme me njëri-tjetrin, teksa Olta këndon dhe Reshiti e shoqëron me kitarë. Edhe sot këngëtarja ka ndarë një nga këto momente të veçanta dhe ka zbuluar këngën që ka qenë kolonë zanore e familjes që pas lindjes së vajzës së saj, Gaias.

Në videon e publikuar në Instagram Olta dëgjohet duke kënduar këngën e famshme të Elvis Presley “Can’t help falling in love”. Gaia e dëgjon mamin me shumë vëmendje dhe herë pas here e shoqëron duke belbëzuar. Këtë moment të këndshëm, Olta e ka ndarë me gjithë ndjekësit dhe përkrah videos ka shkruar: “Kolona zanore që në ditët e para të lindjes dhe Gaia që mendon se këndon me mamin”.

Disa ditë më parë e vogla e Olta Bokës, Gaia, festoi 9 mujorin e  lindjes. Vogëlushja erdhi në jetë në datë 15 korrik të vitit të shkuar dhe në 15 prill ajo festoi po aq muaj në këtë botë sa qëndroi edhe në barkun e mamit. Me këtë rast të veçantë, Olta theu rregullin e saj dhe publikoi një foto të rrallë me të bijën.

“9 muaj në bark + 9 muaj jashtë barkut. Shoqe të ngushta përjetë. 15 korrik 2020- 15 prill 2021. P.S: Mund të kuptoni që arsyeja përse ndryshova ngjyrën e flokëve ishte të bëhesha matchy-matchy me Gaian”, shkroi Olta përkrah fotos.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj