Ish-kandidati i LSI-së për kryetar Bashkie të Kavajës i bashkohet PS: Jam xheloz që…

0
32

Në zgjedhjet e 2017, Maksim Kona kandidonte për kryetar Bashkie të Kavajës nga radhët e LSI-së, por sot ai ka zgjedhur Partinë Socialiste dhe do votojë për të në zgjedhjet e 25 Prillit. 

Nga Kavaja, Kona tha se vlerëson projektet e qeverisë Rama për 4 vitet e ardhshme, duke përmendur portin e ri të Durrësit.

“Jam pak xheloz që nuk jam pjesë e ekipit te PS, por do t’i lë jashtë xhelozitë e mia personale sepse transformimi i Durrësit siç unë mendoja, është një realitet mbarë kombëtar. Është një realitet që do i japë progres jo vetëm Kavajës dhe zonës, por e kthen zonën tonë në një territor elitar në gjithë Ballkanin”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj