Makina përplas 3 fëmijë në Kamëz, dërgohen me urgjencë në spital

0
205

Tre fëmijë kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur këtë të Hënë në Kamëz.

Policia njoftoi se rreth orës 14:35, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh.Xh., me mjetin me drejtues K.B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K.B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here