Përfshihet nga flakët godina e shërbimit të Provës në afërsi të SPAK dhe burgut ‘313’

    0
    234

    Godina e shërbimit të Provës në afërsi të SPAK është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Godina ndodhet në afërsi të burgut 313 dhe SPAK-ut, në zonën e ish-stacionit të Trenit. Zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të godinës, prej nga ka dalë dhe tym.

    Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse e cila po punon për shuarjen e flakëve. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale në një prej zyrave të shërbimit të provës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here