

Situata në spitale dhe investimet në këto shtatë vite vijojnë të jenë në vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.
Duke e cilësuar veten e tij të parin që është i pakënaqur ai thotë se ka akoma shumë për të bërë.
“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës. Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi.
#SkaKohëPërPushim *Dispanceria, Tiranë”, shkruan Rama.