Ndarja nga jeta e vëllait së ish-deputetit të PD nga COVID, Meta: Në vend që Rama të kërkonte hetim, nuk i la vajzat as të qajnë…

    0
    17

    Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat me gazetarët në Vlorë, foli ndër të tjera edhe për humbjen e jetës së vëllait të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli, Rifat Lalo.

    Meta u shpreh se dy vajza humbën babanë në spital, kurse shtoi se Rama në vend se të kërkojë hetim në rolin e kryeministrit, nuk la vajzat as të qajnë.

    “Dy vajza humbën babanë në spital. Në vend që kryeministri të kërkojë hetim,  nuk i la as të qajnë babanë. Vendos gjoba 50 milionë lekë, a është normale. Ndërsa, ne e dimë shumë mirë sesi i shkelin rregullat e pandemisë. Ky është shtet i presionit dhe poshtërimit të qytetarëve. Rënia e regjimit është thjesht tashmë çështje procedurash. Emrat i di Vlora dhe gjithë Shqipëria, që i ka kthyer presidenti, për shkak të fenomeneve klienteliste”, tha Meta.

    Ilir Meta nënvizoi se lidhja e tij me Vlorën është historike dhe sa here që do shpifet ndaj tij për gjëra që kanë të bëjnë me këtë qytet, do përgjigjet nga rrethi jugor i vendit.

    “Jam shumë i surprizuar që LSI në Berat paska pasur më shumë pjesëmarrës se Partia Komuniste e Kinës. Partitë të merren me programe, të japin llogari. Po të merremi me çimkat e Shqipërisë dhe të Vlorës duhet shumë kohë, pasi njerëzit dinë të vlerësojnë shumë mirë. Sa herë të përmendem në Vlorë, do përgjigjem nga këtu. Krahina e Skraparit ka sjellë tre çeta në Vlorë. Ka një shqetësim për largimin e rinisë nga Vlora dhe gjithë Shqipëria”, u shpreh Meta.

    PËRGJIGJU

    Shkruani komentin tuaj
    Vendosni emrin tuaj