Denaj në Kuvend: KFW jep 80 milion euro për ujësjellës kanalizime

    0
    175

    Sektori i ujësjellës kanalizimeve është mbështetur gjatë viteve të fundit me investime të shumta  si nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga donatorët.

    Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti  në Kuvend për ratifikim  Marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KFW, Frankfurt am Main, për financimin e Programit Infrastruktura Bashkiake V, me një fond  në shumën 80 milionë euro.

    “Qëllimi i programit është të kontribuojë në përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe përmirësimin e performancës së shoqërive të ujësjellës kanalizimeve të bashkive të përfshira në program”, tha Denaj.

    Përcaktimi i bashkive është bërë sipas prioriteteve të Masterplanit Kombëtar të Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe nevojës për investime për të përmbyllur investimet e kryera në fazat e mëparshme të programit. Konkretisht programi do të përfshijë bashkitë Shkodër, Lezhë, Kamëz, Berat, Kuçovë, Elbasan, Fier, Vlorë.

    Fazat e mëparshme të programit Infrastruktura Bashkiake I & II janë zbatuar gjatë viteve 2012-2017, ndërsa kjo fazë  e Programit do të zbatohet deri më 31.12.2027.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here