Google search engine
Home Aktualitet Studentët duan të rikthehen në auditore, mbledhin 10 mijë firma, ministria ende...

Studentët duan të rikthehen në auditore, mbledhin 10 mijë firma, ministria ende pa vendim

0
228

Studentët kanë mbledhur 10 mijë firma në një peticion, ku kërkojnë hapjen e auditoreve  për provimet, seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Në një shkresë të hartuar prej tyre, studentët shprehen se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve.

Sipas tyre, opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre.

“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, thuhen në peticionin e tyre, të siguruar nga Abcneës.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka marrë një vendim se kur do të hapen auditoret, ndërsa e kanë cilësuar hapjen e universiteteve si vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here