“Unë do të jem gjithçka për ju”/ Zbulohen detajet horror nga ‘Haremi i Gaddafit’, si ish-diktatori përdhunonte, rrihte dhe urinonte vajzat e reja

0
177

Në një libër të publikuar së fundmi janë zbuluar disa detaje horror nga Libia, sesi ish-diktatori Gaddafi rrihte dhe përdhunonte vajzat e reja në ‘haremin’ e tij.

Diktatori i vrarë libian Muammar Gaddafi, rrahu dhe përdhunoi vajza minorene të rrëmbyera të cilat ai i përdori si skllave seksi, shkruhet në librin ‘Haremi i Gheddafit’.

Soraya ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, një nxënëse në qytetin bregdetar Sirte, kur iu dha mundësia t’i jepte një tufë me lule kolonel Gaddafit, në një vizitë që po bënte në shkollën e saj atë javë. Ky takim ishte “një goditje në kokë” për Gaddafin sapo e pa, dhe ktheu në ferr jetën e Soraya përgjithmonë. Shpejt më pas, ajo u thirr në Bab al-Azizia, kompleksi i Gaddafit pranë Tripolit, ku ajo u bashkua me një numër të grave të reja që përdhunoheshin nga Gaddafi.

”Mos ki frikë. Unë jam papa juaj. Kështu më quan, apo jo? Por unë jam gjithashtu vëllai juaj dhe i dashuri juaj. Unë do të jem gjithçka për ju. Sepse ju do të qëndroni dhe do të jetoni me mua përgjithmonë ,”– zbuloi Soraya për librin ‘Në Haremin e Gaddafit.’

Në “Harem të Gaddafi-t”, një bestseller i menjëhershëm i botuar në Francë, ku tashmë ka shitur më shumë se 100,000 kopje në botë, korrespondentja speciale e “Le Monde” Annick Cojean i jep një zë historisë së Soraya dhe shton hetimin e saj për abuzimet e pushtetit të Gaddafit përmes intervistave me njerëz që e njihnin Soraya, si dhe me gra të tjera që ishin abuzuar nga Gaddafi.

Sipas DailyMail, Gaddafi në mënyrë të përsëritur përdhunoi, rrahu dhe urinoi adoleshenten gjatë pesë viteve të saj të robërisë. Ndonjëherë vajzat e tjera u bashkoheshin atyre. Kur një vajzë tjetër kryente seks oral në Gaddafi, i thoshte Soraya-s ‘Shikoje dhe mëso,’– thuhej në raport.

Një vajzë përshkruan se si ajo u detyrua të vishte të brendshme me dantella dhe të shikonte filma pornografikë dhe shtoi se Gaddafi kishte nevojë për disa vajza çdo ditë. Libri zbuloi gjithashtu se si viktimat e skllavërimit seksual të Gaddafit ende vuajnë pasi u refuzuan nga familjet e tyre pasi nuk ishin të martuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here