Operacion anti-mafia/Arrestohen 48 persona, të përfshirë edhe eurodeputetë

0
188

Si pjesë e një operacioni kundër organizatës mafioze Ndragheta, i koduar si ‘profili i ulët” janë vënë në pranga 48 persona.

Burime policore pretendojnë përfshirje të pjesëtarëve të partisë së Unionit të Qendrës, UDC Lorenzo Cesa dhe Francesco Talarico. Lajmi është një goditje për kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili po shpresonte të siguronte mbështetjen e UDC për të forcuar shumicën e koalicionit qeverisës, edhe pse ideja u refuzua nga ministri i jashtëm i “5 Yjeve”, Luigi Di Maio.

Policia bastisi banesën e sekretarit të unionit të qëndrës e gjithashtu eurodeputetit Cesa, ndërsa sekretari rajonal për Kalabrinë, Talarico, është në arrest shtëpie. 

Të dy ata akuzohen për përpjekje të blerjes së votave me ndihmën e mafias. Në disa përgjime eurodeputeti Lorenzo Cesa dëgjohej teksa shprehte interesin për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milion euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here