Mos-certifikimi i kandidatëve të saj për deputetë/ Lëvizja Vetëvendosje njofton lëvizjen e fundit

0
315

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar kanë dorëzuar ankesën për moscertifikim të listës së tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kujtojmë se lista e Vetëvendosjes për deputetë nuk u certifikua nga KQZ-ja mbrëmë dhe fajin për këtë kjo parti ia la kryetares së KQZ-së. Të njëjtën gjë, VV ka argumentuar edhe në deklaratë. Nga Vetëvendosje shprehen të bindur se për VV do të certifikohet lista e plotë, bashkë me kryetarin e Albin Kurtin.

Deklarata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:

Lëvizja VETËVENDOSJE!  brenda  afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa  kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here