I vodhën këngën Don Xhonit, reperët e huaj përfshihen në telashe

0
306

Para pak ditësh disa media rozë publikuan lajmin se Don Xhoni kishte vjedhur hitin e tij, “Kokaina”, nga disa reperë bullgarë. Këngët ishin shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, mirëpo Don Xhoni zbuloi se nuk ishte ai që kishte vjedhur këngën, por bullgarët. Në fakt Don Xhoni e publikoi këngën e tij në dhjetor ndërsa reperët nga Bullgaria në janar dhe që këtu mund të kuptohej se kush ishte kopjuesi në këtë rast.

Dy këngët ishin aq të ngjashme mes tyre sa “Youtube” e fshiu automatikisht. Mirëpo reperi shqiptar ka vendosur të mos e lërë me kaq këtë çështje, sepse do të vazhdojë ta ndjekë edhe në rrugë ligjore.

Ndërkohë kujtojmë se këto kohë Don Xhoni ka bërë namin me fresstyle në emisionin e Meriton Mjekiqit në Tik Tok. Ky freestyle u bë viral në TikTok në një kohë shumë të shkurtër, sepse muzika po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë. Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë tashmë ka tejkaluar 4 milionë shikime dhe mbi disa qindra mijëra pëlqime. Sakaq, inserti është postuar nga pafund profile teksa trendi vijon të jetë në rritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here