Vuçiç reagon pas deklaratës së bujshme të Haradinajt: Ky është kërcënim për Serbinë dhe BE

0
232

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së fortë të ish kryeministri Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ditën e djeshme ka deklaruar se Bashkimi Evropian me sjelljen e tij po detyron Kosovës të bashkohet më Shqipërinë.

“Nëse Kosova nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të ketë  liberalizim të vizave në BE, nuk ka njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe nuk jemi pjesë e KB-së, çfarë do të bëjmë më tej?”, ka thënë Haradinaj.

Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se lidhur me deklaratën e Haradinajt po pret edhe reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Ai kujtoi se Haradinaj është një njeri që po lutet të jetë kryeministri i ri i Kosovës dhe se, nëse ai e arrin atë me ndihmën e votave të Vetëvendosjes, mund të lindë një situatë shumë e pafavorshme në të cilën Qeveria dhe Presidenti i Kosovës do të përpiqen për bashkimin me Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here