Britania e Madhe mbyll kufijtë për 1 muaj, Johnson: Test negativ për ata që duan të hyjnë në vend

0
245

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjithë kufijtë për një muaj duke nisur nga e hëna. Këto masa ekstreme janë marrë për t’u mbrojtur nga varianti i ri i COVID-19 që ka pasur një numër të madh të infektuarish kohët e fundit.

Kryeministri Boris Johnson tha se kushdo që fluturon drejt Britanisë së Madhe do të duhet të jetë me një test negativ me vete.

Në një deklaratë për mediat Johnson tha se kjo është një tentativë për t’u mbrojtur nga rreziku i varianteve të reja që po shfaqen dita-ditës dhe nuk janë identifikuar ende plotësisht.

Prej të hënës në orën 04:00 të mëngjesit e për një muaj Britania e Madhe nuk lejon asnjë qytetar të hyjë në vend pa një test negativ ndaj COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, ndërkohë që kufijtë konsiderohen të mbyllur me gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here