Takimi mes Fatjonit dhe Anës siç duket nuk ka shkuar edhe aq mirë. Fationi është acaruar, pasi Ana e ka urdhëruar atë të shkojë të marri një gotë me ujë për te, ndërsa Fationi i është kundërpërgjigjur dukë thënë “Nuk jam lepurush unë”, duke theksuar se nuk është skllav. Por, pas takimit të tensionuar nuk kanë munguar edhe debatet në studio. Arjan Konomi i tha Fationit se e kishte trajtuar keq Anën, gjë që bëri Fationin të ngrihet në këmbë në mes të skenës, duke bërtitur i revoltuar. Këtu u desh ndërhyrja e prezantueses së emisionit, e cila iu drejtua Fationit duke i thënë “Mos e tepro”