Pompeo pritet te bëjë deklaratën tronditëse në lidhje me koronavirusin/ Daily Mail shkruan se administrata e Trump do të shkaktojë bujë me faktet që do dalin në dritë

0
224

Daily Mail shkruan se zyrtarët e lartë në Uashington, sekretari i Shteti në largim, Mike Pompeo pritet të bëjë një deklaratë bombastike.

Amerika do të prezantojë prova shumë të forta se koronavirusi u rrit në laborator në Wuhan të Kinës.Ata thanë se ai do të zbulojë prova se koronavirusi nuk bëri kalimin natyral nga lakuriqët e natës te njeriu, por u arratis nga laboratori.

Pompeo pritet të deklarojë se virusi është rritur në laborator, ku kushtet e sigurisë janë tepër të dobëta.

Deklarata e administratës së Trump pritet të shkaktojë bujë. Por që tani kanë nisur reagimet kundër. Ministria e Jashtme britanike ka deklaruar se presin një pretendim të tillë nga Uashingtoni. Sipas Daily Mail, kjo ministri thotë se të gjitha provat tregojnë se virusi nuk ka dalë nga laboratori.

Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson mbështeti teorinë se virusi ka infektuar njerëzit në tregun e lagësht në Wuhan. Sipas Daily Mail shumë shpejt do të ketë fakte tronditëse nga zyrtarët e lartë të Uashingtonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here