Zbardhet përplasja mes dy grupeve në Tiranë që çoi në përdorimin e armëve/ Si nisi konflikti mes dy biznesmenëve, plumbat kapën dhe një kalimtar të rastit, mbesin tre të plagosur

0
26

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e ish Parkut të Autobusëve.

Raportohet që është plagosur aksidentalisht edhe një kalimtar, teksa 4 autorë të maskuar qëllonin në drejtim të biznesmenit S. Ll.

Ka pasur një përplasje mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim, përkatësisht S. Ll dhe A. A, të cilët kanë shkuar në vendngjarje të shoqëruar me persona të tjerë.

Nga përplasja me armë është plagosur biznesmeni S.Ll, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi K. K, i cili një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu raportohet se i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit, Sh. B.

Dy pronarët kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira. Vetëm katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë investitori S. Ll fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontimit fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni S. Ll dhe kalimtari. Burime nga policia thonë se është identifikuar personi që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në dëshminë e parë pas plagosjes, S. Ll ka thënë se autor është shtetasi A. A.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj