“Çmendet” i riu në Elbasan, i vë zjarrin me benzinë shtëpisë së tij dhe të fqinjit, disa të asfiksuar

0
253

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit .Raportohet se pas një sherri në familje, djali i ka vendosur zjarrin shtëpisë.

Nga flakët kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë disa nga familjarët e tij, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu rreth 25-vjeç i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.

Pas sinjalizimit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar djalin në komisariat, ndërsa familjarët e tij ndodhen në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here