Kryeministri grek propozim BE-së: Ja çfarë duhet të bëhet me personat që kanë marrë vaksinën anti-COVID

0
35

Krerët e Këshillit Europian do të diskutojnë një propozim të ngritur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Në një letër drejtuar presidents së Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen Mitsotakis ka propoziar futjen e një çertifikate vaksinimi, kështu që personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid të lëvizin lirshëm të paktën në vendet e BE-së.

”Sigurimi i rifillimit sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të personave midis shteteve anëtare, por edhe me vendet e treta është një përparësi themelore për të gjithë ne. Për këtë arsye në Greqi, ne lëvizëm shpejt dhe zbatuam procedurat për të lehtësuar lëvizjen e lirë të personave të vaksinuar kundër Covid-19. Një hap kryesor në këtë drejtim është krijimi i një certifikate standarde, e cila do të provojë se një person është vaksinuar me sukses ” tha Mitsotakis.

KE në takimin e krerëve të shteteve pritet të diskutojë edhe për këtë propozim që mund të shihet si çelësi i lëvizjes së lirë në BE edhe gjatë pandemisë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj