Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho, karabinierët bëjnë lëvizje urgjente, shkojnë në një kompani dhe hetojnë mbi paketimin e eshtrave, zbardhet çfarë u zbulua

0
249

Më saktësisht, ata e kanë hedhur vëmendjen e tyre te një kompani me qendër në zonën industriale të Terrafino dhe po kërkojnë materiale të ngjashme me ato të përdorura për të ‘paketuar’ eshtrat e Shpëtim dhe Teuta Pashos pas vrasjes.

Që prej nëntorit të 2015 asnjë lajm prej tyre, për vite me radhë, megjithë thirrjet e përsëritura nga vajza e tyre Dorina. Në burg, për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish- e dashura e dhalit të çiftit Pasho, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, ndonëse ka dyshime të forta se nuk e ka bërë e vetme krimin.

Duke qenë se ajo akuzohet se pasi e ka vrarë çiftin dhe ka masakruar trupat e tyre, edhe i ka paketuar në mënyrë skrupuloze, duke i copëtuar dhe futur në valixhe, kësisoj materiali i përdorur mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Megjithatë nga kjo vizitë ende nuk ka informacione nëse kanë marrë të dhëna që do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë detaji tjetër që do të hidhte dritë mbi ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here