Një italian i cili ishte në arrest shtëpiak e ka thyer masën e sigurisë duke u shprehur se preferonte më mirë burgun se të rinte në shtëpi me gruan.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në Crotone. “Më mirë të shkoj në burg sesa të rri në shtëpi me gruan time“, tha i burgosuri pas një sherri tjetër.
Përveç dënimit të parë për të cilin duhet të përgjigjet, burrit i shtohet edhe një akuzë tjetër, ajo e thyerjes së arrestit shtëpiak. Por Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin, duke e anuluar atë për mungesën e një krimi.
Në realitet, burri u gjykua “jo i dënueshëm për hollësi të faktit“. Dënimi me të cilin Gjykata e Crotone, së pari, dhe Gjykata e Apelit e Catanzaro, më pas, kishin urdhëruar 2 muaj e 20 ditë burg shtesë për burrin intolerant, i akuzuar për evazion. Por, vendimi u anulua disa ditë më parë.
Për Gjykatën e Lartë, në të vërtetë, i akuzuari nuk është i dënueshëm për shkallën e vogël të faktit dhe gjithashtu sepse ai nuk ka kryer shkelje të tjera, pasi është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar direkt në komisariat, duke kërkuar që të çohej në burg sepse nuk dëshironte më duke jetuar me gruan, me të cilën vazhdimisht grindej.
Një situatë që u bë e padurueshme dhe që e kishte bërë arrestin shtëpiak dënimin më të keq. Mjaft për ta shtyrë burrin, fjalë për fjalë, të ikë dhe të kërkojë “azil” në polici.