“Peshqit e Mëdhenj”/ Shqiptari Abazoviç del në konferencë të jashtëzakonshme dhe zbulon kërkesën urgjente ndaj Serbisë për politikanin super të kërkuar për korrupsion

0
389

Zv.kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka informuar se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin.

Bëhet fjalë për ish-presidentin e fundit të Jugosllavisë, i cili është dënuar për korrupsion nga një gjykatë e Malit të Zi.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.

Maroviç ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në azil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filo-serbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.

Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here