Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema, e cila është kallëzuar penalisht nga një familje për disa vepra penale ka reaguar
“Akuzat nuk janë të vërteta, shpifje. Ka Zot që i gjykon, unë jam në rregull. Jam një njohëse e mirë e ligjit.”-tha ajo për Fax News.
Prokuroria e Beratit i ka kaluar dosjen SPAK pasi ka Mema akuzohet për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. 60-vjeçari Petrit Baho e ka kallëzuar sepse banesa e tij u shemb nga fadromat më 23 Nëntor 2020 dhe Bashkia i dha lejen një subjekti tjetër për tu ndërtuar aty.