Kryebashkiakja vihet nën akuzë për shpërdorim detyre/ Prokuroria e Beratit i kalon dosjen SPAK-ut

0
33

Një kallëzim penal ndaj kryetares së bashkisë Dimal, Juljana Mema është regjistruar në 25 Nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Ajo është akuzuar nga Petrit Baho, banor në fshatin Poshnje për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Prokuroria e Rrethit Berat, për shkak të moskompetencës e ka përcjellë kallëzimin penal në SPAK e cila i ka kaluar në kompetencë më datë 02.12.2020.

Denoncimi është bërë nga 60-vjeçari Petrit Baho, i cili deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj