Prej ditësh me koronavirus/ Altin Goxhaj zbulon ku u infektua nga virusi: Nuk ka një rregull për ta ndaluar

0
41

Avokati Altin Goxhaj ka dhënë detaje si është infektuar me koronavirus, teksa ndodhet në shtëpi i infektuar prej disa ditësh. Goxhaj tha për Fax se është infektuar nga prindërit e tij, të cilët edhe pse u ruajtën shumë, nuk i shpëtuan dot. Për shkak se i ati i tij ishte bërë keq dhe kishte nevojë për kurim, Goxhaj tha se u detyrua ta dërgonte tek Infektivi, duke rrezikuar kështu edhe vetë infektimin. Ndërkohë pyetjes nëse a beson ai apo jo në ekzistencën e koronavirusit, Goxhaj tha se kurrë nuk e ka mohuar diçka të tillë.

“Kurrë në jetën time nuk kam thënë që Covid nuk ekziston, madje kam bërë shkrimin e parë që në mars që është amë biologjike e shpikur në Kinë nga elitat globaliste bashkë me kinezët, si një armë kundër Trump-it dhe kundër lirive dhe të drejtave të njeriut. Kam thënë gjithmonë se nuk ka asnjë rregull për të ndaluar Covid-19. Çfarëdo distance që të mbash, Covidi të gjen”, u shpreh avokati.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj