PS ndan komisionerët me Tom Doshin/ LSI në minorancë në KZAZ, KQZ afat deri më 14 shkurt partive për listat e kandidatëve

0
242

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar dje mënyrën se si do të jetë ndarja e komisionerëve në zgjedhjet e vitit që vjen. Gazeta ka siguruar vendimin e miratuar nga komisionerët me unanimitet, ku bie në sy që LSI do të jetë partia me përfaqësinë më të ulët. Ndërkohë të gjithë i ka surprizuar vendimi për t’i dhënë komisionerë Partisë Social Demokrate, e cila ka një mandat deputeti. Duke qenë se ajo është cilësuar si në krah të mazhorancës PS duhet të ndajë komisionerët me Tom Doshin. “Komisioneri vendosi që në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë dy anëtarë në çdo KZAZ, Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ, Partia Demokratike do të propozojë dy anëtarë në çdo KZAZ, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ. Anëtari i shtatë do të propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga Partia Socialiste e Shqipërisë, parti e parë e shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër të KZAZ-ve nga Partia Demokratike, parti e parë e opozitës parlamentare, sipas rezultatit të shortit që do të hidhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari i KZAZ-së do të propozohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë në KZAZ-të që kanë në përbërje tre anëtarë të propozuar nga kjo parti politike dhe nga Partia Demokratike në KZAZ-të që kanë në përbërje dy anëtarë të propozuar nga kjo parti politike”, njoftoi KQZ. KQZ u ka lënë afat 3 partive të paraqesin kandidaturat për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve brenda datës 11 janar 2021.

PDIU me PR mbeten jashtë

Në zgjedhjet e kaluara PDIU dhe Partia Republikane kanë pasur komisionerë, por me vendimin e djeshëm asnjë prej tyre nuk do të ketë komisionerë. “Kolegji Zgjedhor, në Vendimin nr. 9, datë 20.06.2017, me objekt “Kundërshtimin e Vendimit nr.386 data 12.06.2017 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 qershor 2017”, duke vlerësuar se: “Fakti se PDIU pas një periudhe kohore për më shumë së një vit e gjysëm nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 2013 ka ndryshuar pozicionim duke u larguar nga opozita parlamentare në mazhoranceëqeverisëse nuk ndryshon pozicionim të tyre pasi ligjvënësi i është referuar opozitave në momentin e zhvillimit të zgjedhjeve pararendëse dhe jo momentit aktual në të cilat ndodhen palët”, ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur që PDIU, parti e shumicës qeverisëse të kohës, të propozojë anëtarë të GNV si parti e opozitës parlamentare”, njofton KQZ.

Afatet

Po ditën e djeshme KQZ ka miratuar rregulloren me procedurat dhe afatet për regjistrimin në zgjedhje dhe dorëzimin e listave. Sipas dokumentit, partitë kanë afat 70 ditë. Pra brenda 14 shkurtit emrat e kandidatëve duhet të jenë gati. Presioni më i madh është për opozitën, pasi deri në këtë datë duhet të kenë ndarë mendjen se si do të shkojnë në zgjedhje, në koalicion dhe me listë të përbashkët, apo secila parti më vete. “Çdo parti politike, për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdolloj zgjedhje, duhet të paraqesë dokumentacionin e parashikuar në nenin 64, të Kodit Zgjedhor. Kryetari i partisë politike, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 64, duhet të paraqesë edhe deklaratën me shkrim të nënshkruar prej tij për angazhimin solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, sipas Modelit 01, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Çdo parti politike disponon llogari bankare të posaçme për të pranuar dhurimin e fondeve jopublike, sipas pikës 2, të nenit 92/2 të ligjit të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilën e deklaron në momentin e regjistrimit, sipas modelit 01/1, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Dokumentacioni i kërkuar në nenin 64, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve”, tha KQZ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here