“Krenar për qeverinë socialiste, i dha pensionistëve 50 mijë lekë”/ Veliaj ka një kërkesë për të gjithë qytetarët: Blini gjelat e detit në Baldushk

0
253

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur sot se ndihej krenar për vendimin e qeverisë, e cila i ka shpërblim pensionistëve.Veliaj shtoi se edhe shpërblimi i qeverisë për pensionistët është një lajm i mirë për festat.

“Jam krenar për qeverinë socialiste, e cila i dhuroi çdo pensionisti 50 mijë lekë për festat. Është mënyra më e mirë për të pasuruar tavolinën ku mblidhemi me miqtë dhe familjen”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të tregohen solidarë në këto festa të fundvitit, duke ndihmuar një familje në nevojë. “Kushdo që ka pak mundësi, që njeh një pensionist të vetmuar apo një familje fqinje në nevojë, mund ta ndihmojë”, tha ai. 

Këto deklarata Veliaj i ka bërë gjatë hapes së tregut të gjelave në Baldushk.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi sot qytetarët që të konsumojnë produkte vendase, si një mënyrë për të ndihmuar edhe familjet e zonës.

“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve – blini gjelat e Baldushkut – jo vetëm sepse janë më të mirët në Shqipëri, por është mënyra më e sinqertë për t’u treguar solidarë me familje që punojnë shumë dhe që kanë vuajtur shumë nga ky vit i vështirë. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here