Google search engine
Home Aktualitet Gjykata ul dënimin për Safet dhe Ilir Bajrin. Ja sa vite burg...

Gjykata ul dënimin për Safet dhe Ilir Bajrin. Ja sa vite burg për anëtarët e tjerë

0
291

Përfundon gjykimi i dosjes ‘Bajri.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të ‘Forcës së Ligjit’.

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:
1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe denimin me 3 vite burgim.
4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite burgim.

Ne perfundim te gjykimit te gjithe te pandehurve iu jane ‘shuar’ masat e sigurimit perkatese, pershkak se koha e paraburgimit e vuajtur eshte e barabarte me kohen e denimit. Per momentin vetem Safet Bajri eshte ne burg duke vuajtur denimin e Belgjikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here