Video që po shpërndahet me shpejtësi/ Tronditet rrjeti, infermieri bën ‘live’ vaksinën anti-COVID me shiringën bosh, reagon ‘flakë për flakë’ spitali

0
293

Një video po shpërndahet me shpejtësi në të gjithë botën. Një ku punonjës i spitalit në Teksas bën vaksinën kundër Covid, me një shiringë e cila duket të jetë bosh.

Infermierja e cila fokusohet nga kamera bën sikur i bën vaksinën, por në fakt ajo nuk e shtyp shiringën, çka ka ngjallur revoltë tek qytetarët e tjerë.

Procesi është transmetuar ‘Live’ në mediat amerikane dhe kaq ka mjaftuar që pamjet të bëjnë xhiron e rrjetit, dhe të shtojnë edhe më shumë mosbesimin në radhët e autoriteteve sa i takon bërjes së vaksinës.

Spitali është justifikuar me faktin se punonjësi i spitalit ka marrë vetëm një pjesë të dozës dhe se ky fakt është interpretuar gabim në publik si një vaksinë bosh.

“Pasi raporte të shumta u shfaqën në mediat sociale që pretendonin se një nga pesë infermieret që morën një vaksinë të martën nuk mori një dozë të plotë të vaksinës, ne duam të heqim çdo dyshim të ngritur se ai nuk ishte vaksinuar plotësisht dhe të forcojmë më tej besimin në procesin e vaksinimit”, tha spitali.

“Infermieri në fjalë sot u vaksinua përsëri. UMC ka konfirmuar me Komitetin Këshillues të SHBA mbi Praktikat e Imunizimit (ACIP) se ri-vaksinimi i infermierit nuk do të shkaktojë efekte anësore. Infermieri do të duhet të kthehet pas tre javësh të marrë dozën e tij të dytë “, thuhet më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here