“Grave do ju rritet mjekra, burrat do flasin me zë femëror”/ Presidenti i Brazilit i habit të gjithë me atë që thotë për vaksinën anti-COVID: Ja çfarë shkruhet në kontratën e Pfizer

0
46

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i ka habitur të gjithë me teorinë që ka bërë publike në lidhje me vaksinat anti-COVID. Ai është shprehur kategorikisht kundër vaksinave amerikane dhe shprehet se vaksina Pfizer-BioNTech mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë ose zonja me mjekër.

“Në kontratën e Pfizer thuhet shumë e qartë: “ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë efekt anësor”. Nëse kthehesh në një krokodil, është problemi yt. Nëse bëheni mbinjerëzorë, nëse një gruaje fillon t’i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me zë femëror, ata nuk mbajnë përgjegjësi “, tha presidenti Bolsonaro.

Presidenti është shprehur gjithmonë kundër vaksinës anti covid, edhe pse vendi po i nënshtrohet kësaj procedure duke qenë se ka raste shumë të larta infektimesh.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj