Google search engine
Home Aktualitet U shpall në kërkim pas protestës/ Stresi rrëfen si i shpëtoi policisë...

U shpall në kërkim pas protestës/ Stresi rrëfen si i shpëtoi policisë duke u arratisur drejt Kosovës

0
264

Pas organizimit të protestës për Klodian Rashën, Stresi u shpall në kërkim nga policia. Por ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, reperi udhëtoi në Kosovë. Në një rrëfim për Prive, Stresi ka zbuluar se si arriti të arratisej drejt Kosovës. 
“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi duke falenderuar gjithë miqtë që e ndihmuan të shkonte drejt Kosovës.


Ai shprehet sërish se kjo protestë është organizaur 100% prej tij në çdo detaj. Reperi ka thënë se në protestë nuk ishin personalisht për ministrin Lleshaj që dha dorëheqjen, por për institucionet dhe kabinetin e Rilindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here