Google search engine
Home Aktualitet U arrestuan menjëherë pas protestës së parë/ Gjykata e Tiranës jep VENDIMIN...

U arrestuan menjëherë pas protestës së parë/ Gjykata e Tiranës jep VENDIMIN për tre organizatorët

0
275

Gjykata e Tiranës ka dhënë pak minuta më parë vendimin për tre organizatorët e protestave. R. P, A. K dhe V. K janë tre personat e arrestuar të mërkurën, në protestën e parë që u mbajt në Tiranë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv Policie më 8 dhjetor.

R. P, A. K dhe V. K janë tre personat e arrestuar të mërkurën, në protestën e parë që u mbajt në Tiranë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv Policie më 8 dhjetor.Gjykata e Tiranës ka dhënë pak më parë vendimin për ta. Tre të rinjtë që Policia i ndaloi si organizatorë të protestës janë lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç. Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike  duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë.  Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”, njoftoi Policia ditën e arrestimit.

Tre të rinjtë që Policia i ndaloi si organizatorë të protestës janë lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç. Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas.

Këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike  duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë.  Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”, njoftoi Policia ditën e arrestimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here