Stresi është nisur për të ardhur në Tiranë dhe pse është në kërkim nga policia e shtetit. Reperi nëpërmjet një video të bërë publike në Instagram kërkon nga të gjitha qytetet që të marrin shembullin e Shkodrës dhe të dalin në protesta.
Më tej ai drejtohet sërish kryeministrit Edi Rama që të dorëzojë Ardi Veliun ose në të kundërt do ti djegë shtëpinë në Surrel.
‘Shkodra zemra jeme, jeni më të mirët. I bëj thirrje Kukësit, Shkodrës, Tropoja jeme. ne jemi nis. Cohuni o sot o kurrë. Sesi do vijë unë në Tiranë, gjallë vdek nuk e di. Më prisni sot në protestë. Sot do jem aty 100%. Amanet i zotit mos u dorëzohuni. I bëj thirrje tanve nëse nuk dorëzon Ardi Veliun ka për tu djeg shpia jote sot në Surrel. Dorëzo Ardi Veliun.”, shprehet Stresi.









































