Në këto momente në Shkodër është bastisur selia e PS, nga disa të rinj të cilët po protestojnë në emër të Klodian Rashës që u ekzekutua nga efektivi i policisë.
Ndërkohë numri 2 i PS, Taulant Balla teksa po jepte një intervistë për mediat nga Elbasani u shpreh se kjo dhunën në Tiranë dhe në Shkodër po sponsorizohet nga paratë e korrupsionit të pandëshkuar, siç e quajti ai, të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Ai ka folur dhe për kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Ardi Veliut.
Pjesë nga deklarata e Taulant Ballës:
Protesta e ditës së parë ishte një protestë e nisur nga zëra qytetarë të paangazhuar në politikë. Protesta tashmë është grabitur nga politikaët e së keqeës. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë grabitësit e protestës. Grabitën një protestë e cila nisi pas një padrejtësie. Autori është vënë para drejtësisë.
Shqiptarët nuk kanë harruar kur Sali Berisha dhe Ilir Meta vrisnin qytetarët në Bulevard bashkë me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. I bëj thirrje cdo qytetari të kuptojë që tashmë nuk janë protesta qytetare sepse ato u vodhën nga opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Në Shkodër sot organizimi është nga PD. Në Korçë organizimi ishte nga PD. Dhuna po sponsorizohet me paratë e korrupsionit të pandëshkuar të Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.
Sa më shumë që SPAK po jep vendimet e veta, aq më shumë lobon katërshja e politikës së vjetër. Policia shqiptare po mbron institucionet. Kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish policie të goditur nga këta adoleshentë. Nga persona të sponsorizuar nga PD.
Kërkesa për dorëheqjen e Ardi Veliut është një inspirim që vjen nga selitë e PD dhe PS. Nuk vjen nga qytetarët e zakonshëm, apo dhe e atyre djemëve dhe vajzave që bënë një protestë paqësore. Protesta u grabit.










































