Prej më shumë se një ore është duke u zhvilluar në Tiranë dita e 4 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë
Protestuesit ndodhen pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe kanë rrëzuar sinjalistikat.
Sinjalistika është rrëzuar në disa rrugë të qytetit.
Policët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe protestuesit janë tërhequr të panikosur. Turma është shpërndarë dhe nga frika e makinave të ujit që duket sikur kanë marrë rrugët në kontroll.









































