Google search engine

    879 raste të reja me COVID dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

    0
    276

    Rriten rastet e reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë, konkretisht: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë

    Rastet e reja me COVID janë evidentuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan,  24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë,  nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë

    Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

    COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)

    Raste të reja ditore         879

    Të shëruar ne 24 orë      384

    Të shtruar në spitale      455

    Humbje jete në 24 orë   12

    Testime ditore              2.734

    Testime totale           219.175

    Raste pozitive            47.742

    Raste të shëruara       24.520

    Raste Aktive             22.233

    Humbje jete              989

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë   12034

    Fier                        1702

    Durrës                  1384

    Korçë    1132

    Vlorë     1117

    Shkodër                1026

    Elbasan                 936

    Berat     821

    Lezhë    808

    Gjirokastër  545

    Kukës    439

    Dibër     289

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here