Pas Marko Bellos, tjetër humbje e madhe për politikën tonë/ Covid-19 i merr jetën ish ministrit të njohur, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, si kryetar bashkie, këshilltar, mbikëqyrës dhe pedagog

0
254

Ndahet nga jeta një nga figurat më të njohura në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë Ëngjëll Dakli. Ky i fundit humbi jetën në një klinikë në Turqi ndërsa kishte shkuar për tu kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Humbja para kohe e Ëngjëll Dakli ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë e tij të shumtë.

Ëngjëll Dakli ishte një nga intelektualët brilantë të Elbasanit. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij të cilat i ka përmbyllur me sukses si Ministër, kryetar bashkie, këshilltar, mbikqyrës, pedagog, shkruan infoelbasani.com.

Ëngjëll Dakli u lind me 15 mars 1955 në Elbasan.
Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT.
Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i
Partise”‘.
Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e
Kërkimeve Metalurgjike.
Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.
Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në departamentin termoergjitik të UPT.
Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} kryetar i delegacionit kuvendor shqiptar në asamblenë parlamentare të Detit te Zi.
Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.
Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.
Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.
Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.
Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID
Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.
Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

E trishtë! Pas Marko Bellos, tjetër humbje e madhe për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here