Vaksina / 3 ish-presidentët e SHBA-së marrin vendimin e papritur

0
290

Tre ish-presidentët e SHBA-së, Obama, Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do të realizojnë vaksinën për koronavirus drejtpërdrejtë në televizion, një mënyrë kjo sipas tyre për t’i treguar qytetarëve rëndësinë  e vaksinimit.

Freddy Ford, kreu  i stafit të Bush, deklaroi për CNN se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Nga ana tjetër sekretari i shtypit u shpreh se edhe ai ishte i gatshëm ta merrte vaksinën në një mjedis të hapur, për ta promovuar atë duke rritur në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve.

Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Sakaq tre ish-presidentët shpresojnë që kjo të shihet si një fushatë ndërgjegjësimi për të promovuar besimin në sigurinë dhe efektivitetin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here