Halim Kosova akuza të forta ndaj PD: Ja si më përzunë nga selia, më skualifikuan se nuk sulmoj PS

0
286

Shtohen debatet sa i takon komisionit të ngritur në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Një ndër emrat që mbetën jashtë është Halim Kosova. Por ky i fundit ka shpërthyer dje në kritika të forta. “Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të bëj vizita falas, ta shoh sektorin cep më cep edhe pse kam kontakte të përditshme me qytetarët. Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk mu përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fortë, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as grua, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar”, u shpreh Kosova. Më tej ai akuzoi komisionin se e ka skualifikuar sepse nuk shan dhe akuzon PS. “Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në (turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje). Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers, të thuash “ky është i lodhur” po unë do shkoj të jap kontribut në PD se jam gjak i ri, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam tip luftarak, se jetën nuk e kam pasur lisho, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon, nuk ka njeri që më ndalon për të mirën e PD-së dhe për të mirën e vendit”, u shpreh Kosova”, ka thënë Halim Kosova. Sipas tij, njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës që nuk krijon besim. “Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thotë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve të PD”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here