Bëri vaksinën kundër COVID-19, vullnetari tregon çfarë përjetoi: E para ishte një pickim në krah, por tek e dyta

0
291

Moderna dhe Pfizer/Biotech janë dy kompanitë udhëheqëse në garën ndërkombëtare për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Të dyja këto vaksina kanë dhënë rezultate pozitive në testimet e kryera në disa vende të botës, ku kanë marrë pjesë mijëra vullnetarë. Nëse vaksina është e gatshme në fillim të 2021, atëherë do të jetë vaksina e prodhuar më shpejt nga njerëzimi, në më pak se një vit.

Vaksina e Pfizer/Biotech përdor metodën e re teknologjike mRNA, që ndonëse është studiuar prej vitesh nga shkencëtarët, nuk është përdorur kurrë në ndonjë vaksinë të licencuar në SHBA.

Kjo vaksinë kryhet me dy doza; njëra për të injektuar në trup materialin ARN dhe tjetra që kryhet disa javë më pas, për të rritur përgjigjen.

Për shkak se kjo teknologji është tepër e re, ka ngjallur frikë si dhe ka ngritur shumë pyetje.

Por si janë ndjerë vullnetarët që kanë kryer vaksinën?

Yasir Batalvi, një 24-vjeçar nga Bostoni tha për CNN se injektimi i parë nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga vaksina kundër gripit. “Ndjeva një pickim në krah. Sapo u largova nga spitali, krahu u përkeqësua pak, nuk mund ta lëvizja shumë, por ishte diçka e përballueshme. Pra dua të them që efektet anësore ishin shumë të lokalizuara, vetëm në pjesën e krahut”, tha ai.

Kjo eksperiencë ishte pas dozës së parë, por doza e dytë ishte ndryshe.

“Në të vërtetë kisha disa simptoma tepër të forta pasi mora dozën e dytë. Në momentin që u injektova isha në spital dhe në gjendje të mirë. Por mbrëmja ishte tepër e vështirë. Kur shkova në shtëpi, kisha ethe të forta, lodhje dhe të dridhura”, tha 24-vjeçari duke shtuar se të nesërmen në mëngjes ai ndihej mirë.

Ai thirri mjekët për t’i treguar simptomat që kishte kaluar, por ata nuk u shqetësuan dhe i thanë se as ai s’duhet të alarmohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here