Nuk përmbahet kryeministri Rama, thirrje Parlamentit të ndërhyjë: Ky vendim është një lajthitje kolektive

0
293

Këshilli i Qarkut në Kukës, ka vendosur që t’i heq titullin “Nderi i Qarkut Kukës” shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi. Ky titull i dhënë Surroit nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015, me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Mësohet se vendimi është marrë pas kërkesës që i kanë drejtuar Këshillit të Qarkut dy intelektualë të Kukësit. Domi thotë se Surroi ka mbajtur qëndrim kundër luftës së UÇK dhe nuk e meriton këtë titull.

Kryeministri Rama ka reaguar pas këtij vendimi duke e quajtur lajthitje.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, shprehet kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here