Vdekja e tij e parakohshme përloti botën/ Zbulohet amaneti i Maradonës para 15 vitesh: Mbi varrin tim të shkruhet…

0
288

Në një intervistë të dhënë 15 vite më parë në emisionin “La Noche del 10”, legjenda e futbollit botëror Maradona ka lënë një amanet, i cili është rikthyer në vëmendje nga mediat vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta.

“Çfarë do t’i thosha Maradonës në varreza? Faleminderit që kam luajtur futboll, sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër.

Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit’. Po, pikërisht këtë të kem në varrin tim, kur të ndahem nga jeta”, shprehej Diego.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here