Së shpejti Alban Skënderaj dhe Arilena Ara me një bashkëpunim, pasi kanë qëndruar në heshtje gjithë këto kohë

0
291

Qetësia para stuhisë! Kështu mund ta cilësojmë këtë periudhë për Arilenën dhe Albanin që kanë qëndruar pak në heshtje këto muaj.

Por, jo më kot. Ata paska përgatitur një super bashkëpunim që pritet të vijë së shpejti. Sipas tyre dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi.

Raportohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë, teksa kujtojmë se kjo është hera e parë që ata bëhen bashkë në një projekt

Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.

Risjellim në vëmendje se pas pjesëmarrjes së saj në festivalin e RTSH me këngën “Shaj”, që doli edhe kënga triumfuese, Arilena nuk ka publikuar projekte të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here