Europa “nën pushtetin” e COVID, qeveritë marrin masat për festat e fundvitit

0
175

Europa ndodhert në valën e dytë të koronavirusit, teksa festat e fundvitit po afrojnë dhe shumë shtete janë nën masa kufizuese.

Britania e madhe do të jetë shteti i cili kufizimet për udhëtimet me rastin e festave të Krishtlindjeve do ti ketë më të pakta, sipas asaj që deklaroi ministri i Transportit, Grant Shapps.

Nga 15 dhjetori do të ketë një ulje të ditëve të karantinës për ata që hyjnë në Britaninë e Madhe, ku nga 14 ditë do tu kërkohet pesë ditë duke iu nënshtruar tamponit pas mbërritjes.

Greqia ka vendosur të bëjë një festë Krishtlindje në kufizime të rrepta teksa po shihet mundësia të mos udhëtohet nga rajoni në rajon si dhe shtyrja e izolimit përtej datës 30 nëntor.

Në Gjermani, drejtuesit e shteteve federale të Gjermanisë kanë rënë dakord mbi një projekt-propozim për të frenuar festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, përpara një takimi thelbësor që do të mbahet me kancelaren gjermane Angela Merkel ditën e mërkurë.

Propozimi përfshin sugjerimin që deri në 10 persona mund të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri së bashku, megjithëse fëmijët deri në moshën 14 vjeç janë të përjashtuar. Masat e propozuara do të jenë efektive nga 23 Dhjetori deri më 1 Janar.

Gjithashtu krerët e shteteve janë vendosur të ndalojnë fishekzjarret në zonat publike të njohura në prag të Vitit të Ri për të shmangur grumbullimin e turmave të mëdha.

Ndërkohë në Francë, presidenti Emmanuel Macron pritet të njoftojë një lehtësim masash të vendosura që nga 30 tetori.

“Lehtësimi do të bëhet në tre faza në funksion të situatës shëndetësore dhe rreziqeve të lidhura me disa biznese: një hap i parë është rreth 1 dhjetorit, pastaj para pushimeve në fund të vitit dhe më pas nga janari i vitit 2021”, tha Gabriel Attal, një zëdhënës i qeverisë franceze.

Ndërkohë Suedia ka shtrënguar masat për të luftuar COVID-19, ndërkohë që muajin tjetër shtohen të tjera masa. Jo më shumë se tetë njerëz së bashku. Kjo masë shtesë erdhi dy ditë pasi kryeministri Stefan Lofven përdori një fjalim të rrallë televiziv për të nxitur qytetarët e vendit të bëjnë atë që duhet për të luftuar pandeminë.

Qeveria spanjolle do të propozojë një Krishtlindje dhe Vitin e Ri “të ndryshëm” nën kufizimet e koronavirusit me vetëm gjashtë persona në festa.

Duke folur në një konferencë shtypi për të njoftuar një plan vaksinimi në të gjithë vendin, Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa nuk do të konfirmonte ose mohonte raportin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here