Cilësohet si njëra ndër këngëtaret më unike që kemi/ Tani nuk ka më dyshime, pëcaktohet nga juria kush do e përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Eurovizion 2021” (VIDEO)

0
378

Anxhela Peristeri është njëra ndër këngëtaret më unike, kjo për shkak zërit të saj që këngëtarja posedon.Këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjdhura e jurisë për ta përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovizion 2021”.

Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e festivalit të këngës, duke grumbulluar kështu 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Këngëtarja la pas Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.

Edicioni i ardhshëm i “Eurovision” do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

Më poshtë gjeni listën e rënditjes së plotë të këngëtarëve pjesëmarrës:

Anxhela Peristeri – “Karma” 322 pikë

Viktor Tahiraj – “Nënë” 266 pikë

Gjergj Kaçinari- “Më jep jetë” 245 pikë

Fejstina Mezini – “Kush je ti” 188 pikë

Uendi Mancaku- “Vesi i shpirtit” 137 pikë

Franc Koruni – “E morën botën” 135 pikë

Agim Poshka – “Vendi im” 122 pikë

Sardi Strugaj- Ka për të t’bër… 97 pikë

Stefan Marena – “Meteor” 82 pikë

Xhesika Polo – “Më mbron” 78 pikë

Florent Abrashi – “Vajzë” 76 pikë

Rosela Gjylbegu – Vashëzo 75 pikë

Mirud – “Nëse vdes” 71 pikë

Klint Çollaku – “Do t’ia dal” 66 pikë

Xhiljola Haveniku – “E lirë” 62 pikë

Kastro Zizo – “Vallja e jetës” 61 pikë

Devis Xherahu – “Peng” 58 pikë

Kamela Islamaj – “Kujtimet” 52 pikë

Enxhi Nasufi – “Njësoj” 50 pikë

Erik Lloshi – “Jo” 47 pikë

Evi Reçi – “Tjerr” 29 pikë

Orgesa Zaimi – “Valixhja e k…” 26 pikë

Inis Neziri – “Pendesë” 25 pikë

Fatos Shabani – “Ty” 13 pikë

Manjola Nallbani – “Ora e jetës” 11 pikë

Era Rusi – “Zjarri im” 0 pikë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here