Pas kthimit të ‘BMW-së’ së blinduar, prokuroria e Durrësit bën një tjetër lëvizje ndaj Lulzim Berishës

0
231

Lulzim Berisha  i konsideruar nga Prokuroria Shqiptare dikur si kreu i bandës së Durrësit, mësohet se i është i rikthyer nafta e sekuestruar disa muaj më parë nga Operacioni Forca e Ligjit. Bëhet me dije se prokuroria e Durrësit e cila përfaqësohet në këtë çështje nga Pali Decolli ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1 milion e 200 mijë litrat e naftës.

Pak ditë  më parë gjykata i ktheu makinën e blinduar tip BMW Berishës si dhe licencën e shoqërisë “Rajan 2007”.

Kështu  me vendimin e fundit Berishës i kthehen licencat përfshirë të gjitha të drejtat për të tregtuar dhe vazhduar biznesin në hidrokarbure.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here