I riu shqiptar mes viktimave në sulmin terrorist në Vjenë, daja: Kishte dalë të festonte me shokët për punën e re

0
272

Sulmi shumëfishtë me armë të hënën në mbrëmje më 2 nëntor në Vjenë la 4 persona të vrarë dhe shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë të plagosur rëndë. Persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit, ndërkohë që një prej sulmuesve u vra nga policia.

Viktimat ishin dy gra dhe dy burra, nga ku njëri prej viktimave ishte shqiptari Nexhip Vrenezi, 21 vjeç nga fshati Velesht komuna e Strugës.

I ndjeri Nexhip Vrenezi kishte dale në ambientin e jashtëm para lokalit ku pinte kafe me shokët e tij për të pirë një cigare. Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës. I riu u godit barbarisht me dy plumba nga një prej terroristëve, duke e plagosur rëndë dhe më pas ai humbi jetën.

Pjesë e emisionin ‘Me zemër të hapur’ është bërë daja i viktimës tregoi momentet e fundit të nipit të tij, i cili kishte dalë me shokët e tij për të festuar faktin se pasi kishte mbaruar ushtrinë kishte gjetur dhe punë dhe do e niste të nesërmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here